19 Mars 2024

Real Madridi favorit në El Clasico

Madrid, 21 tetor - Real Madridi favorit në El ClasicoFakti që Reali luan përpara publikut të tij si dhe forma e shkëlqyer që kanë shfaqur merenguesit në sfidat e fundit i bën ata favorit për kompanitë e ndryshme të basteve në botë.

Është Reali i Madridit skuadra favorite për të triumfuar në El Clasicon e kësaj fundjave të paktën kështu mendojnë kompanitë kryesore të basteve në Botë.

Barcelona nuk ka pësuar asnjë humbje në këtë sezon të La Ligas si dhe në sfidën përballë Realit do të ketë në dispozicion edhe Luis Suarez i cili përfundon pezullimin e marrë nga Fifa, ndërkohë që Los Blancos nga ana tjetër do të vuajnë mungesën e Gareth Bale, por asgjë nga këto nuk ka bërë që ata që në lojë vënë paratë të ndryshojnë mendim.

Vetë fakti që Reali luan përpara publikut të tij si dhe forma e shkëlqyer që kanë shfaqur merenguesit në sfidat e fundit i bën ata favorit për kompanitë e ndryshme të basteve në botë.

Me koeficientin 2,37 e kuotojnë bookmakersat e William Hill suksesin e Los Blancos në El Clasicon e kësaj të Shtune, ndërkohë me 3,2 japin barazimin dhe 3,1 kuotën për fitoren e mundshme të Barcelonës.

Më koeficient akoma më të ulët e vlerëson Bet365 një triumf të Realit. Nëse vendos bast 1 Euro te kompania angleze për fitoren e skuadrës madrilene fiton 2.3 Euro. 2.87 është kuota që Bet365 propozon që kjo sfidë të mbyllet në barazim ndërkohë që një koeficient shumë të mirë ka fitorja e Barcelonës pasi vlerësohet me koeficientin 3.5.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)