19 Prill 2024

Platini: Do të këtë ndëshkime

Gjenevë, 20 tetor - Presidenti i UEFA-s, Michel Platini foli sërish për hetimin e ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, duke pranuar se do të ketë masa ndëshkuese, por duke mbrojtur institucionin që ai drejton duke theksuar se ishte e pamundur të evitonte shortimin në një grup të këtyre dy vendeve.

“Sa I përket asaj që ndodhi në Beograd ne do të ndërhyjmë dhe do të ketë ndëshkime. Ne jemi gjatë gjithë këtyre viteve në kontakt me serbët, kroatët, kosovarët e shqiptaret.

Por këtu ka probleme të mëdha politike. Në 2007, Azerbajxhani dhe Armenia, ishin në luftë dhe ndeshjet mes tyre nuk u luajtën, ndaj morëm vendimin që të mos i shortonim së bashku. Me Shqipërinë dhe Serbinë, kjo gjë nuk kishte ndodhur asnjëherë. Nëse Shqipërinë nuk do ta kishim vendosur në të njëjtin grup me Serbinë, atëherë nuk duhet ta shortonim as me Maqedoninë e Greqinë, dhe kjo është gati e pamundur. Ne prandaj po punojmë me këto vende, me presidentët e kryeministrat, që kanë përgjegjësi kryesore për çështjet e sigurisë kombëtare. Por këto gjëra sërish ndodhin dhe kjo më trishton.

Vlerësova shumë çfarë ndodhi te Lazio, ku lojtarët serbë dhe shqiptarë pozuan së bashku. Ky është futbolli i vërtete, ai që duhet të afrojë njerëzit e jo t’i largojë”.Platini foli gjithashtu dhe për dhunën e racizmin në futboll sidomos në Evropën Lindore duke deklaruar se për disa çështje mund të tregohesh tolerant, por ka disa fenomene të tjera, që janë të vështirë për t’u luftuar:

“Ne kemi marrë aksione dhe vendime mbi racizmin dhe ksenofobinë dhe për ketë ka disa shembuj. Dy më të mëdhenjtë janë kur lojtarët ofendohen nga tifozët, por në një rast të tillë dhe unë personalisht nuk kam ç’të bëj pasi jam në tribunë, ndërsa çështja e dytë është ajo e korrupsionit në futboll, e cila prek çdo pjesëmarrës të kësaj loje. Ju e dini që jetojmë në kohë të vështira dhe në Evropën Lindore ka shumë racizëm”. Platini pranoi se për rastin e ndeshjes, Serbi-Shqipëri, do të ketë ndëshkime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)