20 Prill 2024

Digjet flamuri shqiptar në derbin e Beogradit

Beograd, 19 tetor - Katër ditë pas duelit të “përgjakshëm” Serbi-Shqipëri, në të njëjtin stadium, ashtu siç pritej, janë provokuar edhe një herë ndjenjat e shqiptarëve.

Në sfidën mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës, huliganët e dy ekipeve lëshuan thirrje raciste, shkruan banderolën “Kosova është Serbi” dhe në 10- minutëshin e fundit të takimit dogjën dhe flamurin shqiptar.

Pas incidentin të ndeshjen Serbi-Shqipëri, këtë radhë kanë qenë tifozët e ekipit bardh e zi, “Grobari”, që në tribunën e tyre kanë vendosur një banderolë gjigante me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Ndërsa tifozët e Crvena- Zvezdës aktit “trim” të kundërshtarëve të tyre i janë përgjigjur me një akt dhe më “trim”, djegien e flamurit shqiptar, që në fakt vetëm trim nuk është, por më shumë se i shëmtuar. Gjatë takimit, ashtu siç pritej, janë shënuar edhe incidente.

Në derbin më të madh serb pati përleshje mes grupeve të tifozërive para fillimit të ndeshjes. Po ashtu mësohet se ka pasur edhe përplasje me policët gjatë ndeshjes si dhe hedhje të mjeteve piroteknike.

Raportohet se ndeshja është ndërprerë për disa minuta pasi tifozët e të dy ekipeve kanë ndezur fishekzjarrë. Krahas incidenteve dhe dhunës ndërmjet vete, tifozët serbë në ndeshjen ndërmjet Partizanit dhe Crvena Zvezdës e kanë djegur edhe flamurin kombëtar shqiptar.

Ndeshja nisi në orën 19:00 të mbrëmjes, mes Partizanit të Beogradit dhe skuadrës tjetër të qytetit të Beo- gradit Crvena Zvezda, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 1-0, për skuadrën vendase të Partizanit.

Gjatë ndeshjes nuk pushuan thirrjet për gjenocid kundër shqiptarëve ndërsa nuk mungoi edhe një përplasje mes tifozërive rivale. Rreth 30 minuta pasi kishte nisur ndeshja, loja u ndërpre për këtë shkaka. Me ndërhyrje të të dy ekipeve ndeshja rinisi, por kjo situatë tregon mjaft mirë atë që ndodhi të mërkurën, me thirrjet dhe provokimet e pastra kundër shqiptarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)