27 Prill 2024

Lëndohet Didier Drogba

Londër, 30 shtator - Didier Drogba do të mungojë në disa prej ndeshjeve të ardhshme të Chelseas për shkak të një lëndimi të pësuar në stërvitje.

Mourinho ka bërë të ditur se ylli nga Bregu i Fildishtë do të mungojë në udhëtimin te Sporting Lisbona në Ligën e Kampionëve. Por, ai theksoi se përforcimi i ri Diego Costa do të jetë titullar.

“Unë nuk rrezikoj, unë marr vendime. Kosta duhet të luajë, ekziston mundësia që të lëndohet, por ndeshja është shumë e rëndësishme për ta pushuar”, u shpreh ai.

Kurse, sa i përket Drogbës – i rikthyer në klub gjatë afatit kalimtar të verës – Mourinho nuk ka dhënë informata shtesë se kur do të kthehet në dispozicion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)