26 Prill 2024

Lojtarët e Bayernit dalin nga hoteli në mes të natës

Moskë, 29 shtator - Të gjithë lojtarët dhe stafi i Bayern Munchen është detyruar të evakuojë hotelin ku është grumbulluar në Moskë në mes të natës pas një alarmi për zjarr.

Lajmin e bëri të ditur klubi bavarez nëpërmjet profilit në Twitter, duke e shoqëruar me një foto të Pep Guardiolës, i cili po priste në rrugë i mbështjellë me batanije.

“Mesazh nga Moska: alarm zjarri në hotelin e ekipit. Të gjithë duhet të dalin nga hoteli. Lojtarë dhe trajnerë përballë hotelit”, shkruante shefi i zyrës së shtypit Markus Horwick.

Një orë më vonë, Horwick konfirmoi se nuk kishte asgjë për tu shqetësuar: “Gjithçka në rregull. Trajnerët dhe lojtarët janë në hotel. Do të flemë një orë më shumë.”

Skuadra e Bayern Munchen ndodhet në Moskë pasi të martën do të luajë ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve ndaj CSKA-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)