19 Prill 2024

Ruanda refuzon miqësoren me Kosovën

Prishtinë, 29 shtator - Federata e Futbollit të Ruandës ka informuar FFK-në se për shkak të buxhetit të limituar është detyruar ta anulojnë ndeshjen me Kosovën, e cila ishte planifikuar të luhet në tetor

Pasi që ka pranuar të luaj miqësore me reprezentacionin e Kosovës, Federata e Futbollit të Ruandës ka deklaruar se nuk do ta luaj këtë ndeshje, për shkak të mjeteve financiare. Ky refuzim është transmetuar në uebfaqen ruandeze, “Umuseke.rw”, sipas së cilës, arsyeja kryesore lidhet me financa.

“Zyrtarët e FERWEFA-s (Federata e Futbollit të Ruandës), përmes zyrtarit të tyre për marrëdhënie me publikun e kanë informuar uebfaqen tonë se problemet që lidhen me zbehjen e buxhetit, kanë bërë që të anulohet miqësorja me Kosovën”, shkruan në këtë uebfaqe, citon “Zëri”.

Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll pritej ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Ruandën, në muajin tetor, për të vazhduar më pas drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i luajtur edhe dy miqësore të tjera Kanadanë dhe Panamanë. Por edhe kjo e fundit e anuloi miqësoren, me ç’rast edhe dështoi udhëtimi atje.

Kombëtarja e Kosovës, nga muaji mars kur FIFA e lejoi të luaj miqësore, i ka zhvilluar katër ndeshje, me Haitin, Turqinë, Senegalin dhe Omanin. Një ndeshje e ka fituar, në njërën ka luajtur baras, ndërsa dy ndeshje i ka humbur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)