29 Mars 2024

Toni Kros po Bind Reusin të transferohet te Real Madridi

Dortmund, 29 shtator - Ylli i Borusia Dortmundit, Marko Reus, është gjithnjë e më afër largimit nga klubi gjerman.

Më herët gjatë kësaj jave qarkulluan njoftime se ai ka refuzuar përpjekjet e reja të Dortmundit për vazhdimin e kontratës, duke sinjalizuar se do të largohet në fund të këtij sezoni.

Interesimi nuk mungon, pasi Reus kërkohet nga shumë gjigantë evropianë, përfshirë Real Madridin, Arsenalin, Liverpulin, por edhe Barcelonën. Megjithatë, Barcelona mund të konsiderohet “jashtë loje” për faktin se i ka të ndaluara përforcimet deri në janarin e vitit 2016.

Por, sipas “TalkSport”-it, Rojs tashmë ka zgjedhur skuadrën e tij të re. Ai dëshiron të transferohet në Real Madrid. Sipas mediave spanjolle, supozohet se është Toni Kros, shoku i tij i skuadrës te Kombëtarja gjermane, që po e lehtëson transferimin e Rojsit në kryeqytetin spanjoll.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)