29 Mars 2024

Chelsea në garë për Barkleyn

Londër, 29 shtator - Përpjekjet për transferimin e mesfushorit të Evertonit, Ross Barkley, i ka sjellë shumë inkurajim klubit të Chelseat.

Sipas DailyStar, blutë do të bëjnë ofertën për 20-vjeçarin, sezonin e ardhshëm veror.

Londinezët e kishin konkurrent Manchester Cityn, mirëpo kampioni anglez është tërhequr paksa për shkak të shumës së lartë që kërkon Evertoni.

City ishte gati të paguante 35 milionë funte për shërbimet e futbollistit anglez, mirëpo klubi i tij aktual nuk dëshiron të dëgjojë shumë më të vogël se 50 milionë funte.  

Manuel Pellegrini do të shqyrtojë opsione tjera, ndërkohë që Jose Mourinho tashmë e ka rrugën të hapur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)