01 Maj 2024

Van Gaal e konsideron Ryan Giggsin si pasardhës të tij

Manchester, 29 shtator - Luis van Gal, menaxheri aktual i Manchester Unitedit iu ka bërë të ditur shefave të klubit se e konsideron Ryan Giggsin si pasardhës të tij.

Legjenda e Djajve të Kuq e udhëhoqi skuadrën në ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar pas shkarkimit të David Moyes dhe këtë edicion është caktuar si asistent i strategut holandez.

Në një takim, në të cilin kanë qenë të pranishëm edhe emra të mëdhenj të Unitedit, si Sir Alex Ferguson, Denis Law e Bryan Robson, Van Gaal ka folur për ish-anësorin uellsian.

“Ishte një fjalim mjaft bindës dhe tifozët që ishin të pranishëm, u emocionuan nga fjalët e tij. Ai foli për Giggsin, të cilin e përshkroi se i ka të gjitha aftësitë për të qenë trajneri i ardhshëm dhe tha se ai po mëson gjatë gjithë kohës”- ka thënë një burim për DailyMail. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)