19 Prill 2024

Lëndohet Gomez, tre javë jashtë fushe

Fiorentina, 23 shtator - Fati i keq i Fiorentinës me sulmuesit po vazhdon, pasi Mario Gomez, është përjashtuar për tre javë për shkak të lëndimit.

Viola, që është pa shërbimet e Giuseppe Rossit për disa muaj me një tjetër problem në gju, do të duhet t’ia dalë edhe pa sulmuesin gjerman për një kohë.

Gomez, i cili mungoi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar për shkak të problemit në gju, ka pësuar një tërheqje të shkallës së parë.

Lëndimi i pësuar në fazën e fundit të ndeshjes së vikendit ndaj Atalantas, është konfirmuar edhe nga klubi që thotë se 29-vjeçari mund të qëndrojë deri në tre javë jashtë fushe.

Kjo do të thotë se ai do të mungojë nga gjashtë deri në shtatë ndeshje në kampionat dhe në Evropë, si dhe në ndeshjet ndërkombëtare për Gjermaninë në tetor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)