29 Mars 2024

Ndryshojnë gjyqtarët e Ligës së Kampioneve

Paris, 18 shtator - Këtë javë filloi kompeticioni më i madh evropian në futboll, Liga e Kampionëve. Kjo garë këtë vit ka risi në veshjet e gjyqtarëve.

Për dallim nga vitet tjera kur gjyqtarët kishin të veshura bluza të verdha, të gjelbra apo të kuqe, këtë vit, ata do të veshin bluza të zeza, me pantallona gri dhe çorape të zeza.

“Lojtarët dhe trajnerët kanë kërkuar që gjyqtarët t’i rikthehen ngjyrës së zezë pasi gjatë lojës ngatërroheshin me ngjyrat e verdha, të gjelbra apo të kuqe të arbitrave gjatë viteve të fundit”, shpjegoi Gonzalez, ish gjyqtar spanjoll.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)