20 Prill 2024

Ribery mungon ndaj City-t

Munchen, 17 shtator - Francezi Ribery u rikthye të luajë për Bayern-in në ndeshjen e së shtunës, ku kampionët e Gjermanisë fituan 2-0 ndaj Stuttgart, por duket se ai do të mungojë në ndeshjen e Champions ndaj Manchester City.

“Ribery nuk ka marrë pjesë në seancat e fundit stërvitore dhe ai nuk mund të luajë ndaj anglezëve”, tha Pep Guardiola. Mungesa e francezit në ndeshjen e së mërkurës është konfirmuar edhe nga mjeku i ekipit.

Ribery, tashmë në moshën 31-vjeçare, po vuan nga një dëmtim në gju, i cili e la jashtë ekipit dy javët e para të sezonit.

Ndërsa, holandezi Arjen Robben do të jetë i gatshëm në ndeshjen e parë në Champions për këtë sezon për ekipin e Bayern, kjo është konfirmuar nga trajneri spanjoll.

Bayern dhe Manchester City gjenden në grupin E, së bashku me Romën dhe CSKA-në e Moskës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)