29 Mars 2024

Zidane: Benzema duhet të shënojë më shumë

Paris, 16 shtator - Zinedine Zidane e ka paralajmëruar Karim Benzeman se duhet të shënojë më shumë gola, pasi në periudhën e fundit nuk ka treguar formë të mirë

Karim Benzema po kalon nëpër një periudhë të vështirë te Real Madridi. Reprezentuesi francez në 18 ndeshjet e fundit ka shënuar vetëm dy gola. Pas formës së dobët, Zinedine Zidane e ka paralajmëruar Benzeman se duhet të shënojë më shumë gola, pasi në periudhën e fundit nuk ka treguar formë të mirë

“Ai është numri 9 i Realit dhe nuk ka treguar shumë në ndeshjet e fundit. Kritikat gjithmonë kthehen. Është i vetëdijshëm për situatën dhe duhet të përmirësohet në Real dhe Francë”, ka deklaruar Zidane.

“Duhet të shënojë më shumë gola, kjo pritet prej tij. Në ndeshjen e ardhshme duhet të shënojë dhe të vazhdojë përpara”, theksoi ish ylli i Francës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)