08 Maj 2024

Hummels nis stërvitjen me Dortmundin

Dortmund, 16 shtator - Qendërmbrojtësi i Borusia Dortmundit, Mats Hummels, ka lajmëruar se dëshiron të rikthehet shumë shpejt në fushën e lojës.

Kështu, ai fillimisht është rikthyer në stërvitje me skuadrën, edhe pse ende nuk është në 100% të formës së tij.

Kampioni i botës dëshiron praktikë sa më shumë, por gjithsesi nuk do të jetë gati për ndeshjen kundër Arsenalit në Champions League.

Ai ka pasur mjaft ditë në dispozicion për t’u rikuperuar pas dëmtimeve dhe lodhjes nga Botërori, për shkak se nuk ka luajtur me Kombëtaren gjermane në dy ndeshjet e para pas turneut në Brazil. Rikthimi i tij është një lajm i mirë për trjnerin Jurgen Klopp.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)