28 Mars 2024

Falcao falënderon tifozët e Unitedit

Manchester, 16 shtator - Radamel Falcao ka falënderuar tifozët e Manchester Untied pas debutimit në Old Trafford.

Sulmuesi kolumbian, Radamel Falcao, ka falënderuar tifozët e Manchester Unitedit pas takimit kundër QPR-së.

Falcao u shpreh tejet i lumtur me përkrahjen që mori në debutimin e tij në Old Trafford.

“Unë jam shumë i lumtur për fitoren dhe përkrahja e tifozëve ishte e mrekullueshme”, u shpreh Falcao për faqen zyrtare të klubit.

“Unë dua që kjo të vazhdojë kështu. Dua të falënderoj tifozët dhe dua të them se u kënaqa shumë me këtë lojë. Ishte fantastike”, shtoi tutje kolumbiani.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)