26 Prill 2024

Mourinho: Ronaldo na eliminoi nga Championsi

Madrid, 15 shtator -  Jose Mourinho pas një periudhe të gjatë është kthyer të flas për aventurën në Real Madrid.

Tekniku portugez me “Los Blancos” kishte dështuar ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Mourinho ndihet i tradhtuar nga asi portugez Cristiano Ronaldo, i cili kishte dështuar të shënon gol nga penalltia në gjysmëfinalen e kthimit kundër Bayern Munich, sfidë kjo e zhvilluar në sezonin 2011/2012.

“Fakti që kam fituar dy Champions League e bëjnë të veçantë karrierën time. Në shumë raste kam arritur deri në gjysmëfinale dhe të them të drejtën disa eliminime kanë qenë të vështira për t’u pranuar. I tillë ishte edhe rasti e eliminimit nga Bayern Munich në 2012, kur lojtari ynë më i mirë dështoi në 11-metërshin e parë”, ka thënë Mourinho.

Ai ka hedhur poshtë mundësinë për të marr “timonin” e Portugalisë pas shkarkimit të Paulo Bentos pas disfatës së Portugalisë kundër Shqipërisë (0-1). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)