26 Prill 2024

Iker Casillas, portieri më i mirë në historinë e Spanjës

Madrid, 12 shtator - Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, është portieri më i mirë në historinë e futbollit spanjoll, sipas yllit të Atleticos, Miguel Moyea.

Casillas në dy vitet e fundit ka pasur kritika për performancën në fushë, por si duket ka njerëz që vazhdojnë të mendojnë se ai është më i miri.

“Kjo është një pikë e lartë në karrierën time, ndoshta fakti se po luaj kundër Iker Casillasit”.

“Më kujtohet kur së pari startova në moshën 20 vjeçare, edhe Casillas ishte shumë i ri. Por, ai është nivel tjetër. Kur luani për Realin ju gjithmonë jeni të ekspozuar dhe komentoheni. Por, përkundër këtij fakti Iker ka qenë gjithnjë në top formë, andaj meriton secilën lëvdatë. Ai është portieri më i mirë spanjoll në histori”, ka deklaruar Moya.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)