25 Prill 2024

Drilon Rama, kampion bote në Kik-Boks

Prishtinë, 29 gusht - Drilon Rama është emri i një tjetër sportisti shqiptar me prejardhje nga Kosova, i cili po bën nam në sportet luftarake në Gjermani dhe botë.

Krejt jashtë vëmendjes së medieve vendore, djaloshi 13-vjeçar më 29 mars të këtij viti në San Marino të Italisë është shpallur kampion botëror për të rinj në Kik-Boks, në kategorinë deri në 55 kg. Në këtë turne kishin marrë pjesë 500 garues nga të gjitha shtetet e botës, ndërsa Rama kishte fituar vendin e parë, pasi kishte mposhtur tre kundërshtarë.

Djaloshi shqiptar është i specializuar në një variant të veçantë të Kik-Boksit, i cili quhet “Point Fighting”. Ai nuk ishte ngopur me këtë sukses në këtë turne ndërkombëtar, prandaj kishte vendosur të garonte në një kategori më të rëndë - atë deri në 60 kg, me ç’rast edhe ishte shpallur nënkampion.

Për sportistin e ri në moshë, por me ambicie të mëdha, 2014-ta ishte një vit jashtëzakonisht i suksesshëm. Pas shpalljes kampion në Itali, ai kishte garuar edhe në Turneun Nacional të Gjermanisë në qershor të këtij viti. Edhe në këtë turne ai ishte shpallur kampion i Gjermanisë në dy kategori: 60 dhe 65 kg.

Drilon Rama, i cili ka lindur më 14 shtator të vitit 2000 në Horb të Shtutgardit, është me prejardhje nga Sankofci i Komunës së Drenasit dhe gjitha këto suksese i ka arritur vetëm për tri vjet punë. Me këtë sport luftarak ai kishte filluar të merrej në fund të vitit 2011. Babai i tij, Afrimi, ka folur për “Epokën e re” rreth vullnetit që djali i tij ka për sportet luftarake.

Megjithatë, ai e ka pranuar se deri këtu rruga nuk ka qenë e lehtë. “Të arrish deri këtu është dashur mjaft punë dhe sakrificë. Mirëpo të gjitha këto Dritoni na i ka shpërblyer me suksese dhe natyrisht se puna dhe sukseset e tij na kanë bërë që së bashku me gruan, Lumnijen, ta mbështesim edhe më shumë”, ka deklaruar babai i Drilonit.

Duke treguar rrugën nëpër të cilën ka kaluar djali i tij, ai ka bërë me dije se për ta plotësuar kushtin për të marrë pjesë në kampionatin botëror, në të cilin Driloni është shpallur kampion, është dashur të marrte pjesë në shumë turne të tjerë ndërkombëtarë për t’i mbledhur pikët e nevojshme.

Ai ka bërë me dije se gjatë kësaj rruge djali i tij disa herë është ndeshur dhe ka mposhtur sportistë, të cilët kanë qenë më të mëdhenj për nga mosha.

Idol ka Taysonin

Kik-Boksi nuk është i vetmi sport luftarak me të cilin merret Driloni. Ai është i pasionuar edhe pas Taekwondos, me të cilin sport ka filluar të merret nga viti 2011. Në këtë sporti ai mban shiritin e kaltër. Synimet e tij janë edhe më të mëdha. Babai i tij dëshiron që Driloni në të ardhmen të merret edhe me boks.

Idol i djaloshit 13-vjeçar është legjenda e boksit botëror Mike Tayson. Drilon Rama ka treguar për “Epokën e re” se dëshiron të bëhet pikërisht si Taysoni. “Dua që sa më shpjet të filloj të merrem edhe me boks, sepse me pëlqen shumë ky sport”, ka thënë Rama.
Babai i tij shpreson se Kik-Boksi do ta ndihmojë shumë të birin që të ketë suksese edhe në boks.

Ai ka treguar se aftësitë kryesore të Drilonit janë shpejtësia dhe guximi. “Driloni ka një talent të veçantë. Trajneri i tij, Hasan Arslan, tregon vazhdimisht se cilësitë e Drilonit janë shpejtësia, guximi dhe teknika”, është shprehur babai i tij. Driloni është i shkëlqyeshëm edhe në shkollën e futbollit. Ai është emëruar kapiten i ekipit Kleinglattbach-Vaihingen.(Epoka e re)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)