25 Prill 2024

Jam e lumtur që po e bëj Kosovën të lumtur

Prishtinë, 27 gusht -  Majlinda Kelmendi ka thënë se ndihet e lumtur që të gjithë në vendlindjen e tij në Kosovë i gëzohen sukseseve të saj, pas triumfit në Kampionatin botëror në Rusi.

Xhudistja pejane fitoi medaljen e artë, duke shënuar një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj.

“Unë jam shumë e lumtur. Është e pabesueshme. Të jesh kampione botërore në fuqi, unë erdha këtu si favorite, por isha e gatshme për çdo medalje. Andaj, e arta është fantastike”, është shprehur Majlinda për faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos. “Unë e di se të gjithë ishin duke më shikuar drejtpërdrejt në vendlindjen time. Ata duhet të jenë të lumtur tani. Edhe unë jam e lumtur që po bëj njerëzit e mi të lumtur”, ka thënë ajo. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)