19 Prill 2024

Majlinda kampione bote në xhudo

Moskë, 26 gusht -  Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Rusi. Xhudistja nga Kosova, në finalen e kategorisë deri në 52 kilogram e ka mposhtur rumunen Andreea Chitu.

Pejanja pati katër duele deri në finale. Në rrethin e parë u kualifikua pa luftë, derisa në rrethin e dytë e mposhti venezuelasen Vanessa Cortesia. Në rrethin e tretë Majlinda  ka eliminuar kongolezen Bundmaa Munkhbaatar, derisa në çerekfinale ishte më e mirë se kubanezja, Yanet Bermoy Acosta. Kurse, në gjysmëfinale xhudistja nga Kosova Kelmendi kishte përballë rusen Natalia Kuziutina, të cilën e eliminoi me lehtësi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)