08 Maj 2024

Benzema në krizë, 1 gol në 14 ndeshje

Madrid, 22 gusht - Karim Benzema është duke kaluar momente të vështira. Sulmuesi i Real Madridit ka realizuar vetëm një gol në 14 ndeshjet e fundit.

Karim Benzema ka harruar se si realizohet goli. Sulmuesi francez po kalon nëpër një periudhë të vështirë. Ai ka realizuar vetëm një gol në 14 ndeshjet e fundit, raporton gazeta madrilene sportive AS.

Ndryshe, ish sulmuesi i Lyoinit nuk ka realizuar gol qe 571 minutë. Golin e fundit Benzema e ka realizuar në ndeshjen ndaj Bayern Munichut, e cila është zhvilluar me 26 prill në Santiago Bernabeu.

Benzema e ka rastin që sonte ti jap fund agjërimit, pasi REAL Madrid do ta luaj ndeshjen e kthimit ndaj Atletico Madridit në kuadër të Superkupës së Spanjës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)