25 Prill 2024

United mendon për Khediran

Manchester, 22 gusht - Sami Khedira mund të largohet nga Real Madrid gjatë kësaj vere, derisa Manchester United po synon ta transferoj në Old Trafford.

E ardhmja e Sami Khedira në Real Madrid vazhdon të mbetet në dyshim. Sipas Carlo Ancelotti mesfushori gjerman nuk ka dashur ta vazhdoj kontratën, e cila skadon në verën e viti të ardhshëm.

“Kjo është një situatë e ndryshme nga Di Maria. Ai nuk ka kërkuar të largohet. Ai ka hedhur poshtë një ofertë për të vazhduar kotratën, por ai ka një vit të mbetur në kontratë. Ne do të shohim se çfarë ndodh,\"tha ai.

Kurse, sipas Manchester Evening News, skuadra nga Old Trafford është hedhur në sulm për t’i siguruar shërbimet e Khediras. Këtë të fundit po e kërkojnë edheChelsea, Arsenal dhe Fiorentina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)