27 Prill 2024

Shaqiri në kopertinën e ‘FIFA 15’

Gjenevë, 21 gusht - Derisa ende nuk e ka definuar të ardhmen, Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë aktiv në botën komerciale.

Futbollisti kosovar do të jetë një ndër dy figurat kryesore të video-lojës ‘FIFA 15’, për versionin zviceran.

Shaqiri do të jetë në kopertinë bashkë me yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messin.

“Ne e kemi zgjedhur edhe një herë Xherdan Shaqirin për një arsye të thjeshtë: ai ka bindur me arritjet e tij sportive me klubin e Bayernit të Munichut dhe Përfaqësuesen e Zvicrës, sidomos në Kupën e Botës.

Ne i dëshirojmë atij suksese në edicionin e ardhshëm”, ka deklaruar drejtori i marketingut të Electronic Arts GSA, Born Vocking. Ju kujtojmë që e ardhmja e Xherdan Shaqirit nuk është zbardhur ende.

Largimi i tij nga Bayerni i Munichut duket i sigurt ndërsa skuadra që po këmbëngul më së shumti për të, sipas mediave italiane, është Roma. Klubi i ardhshëm i Shaqirit pritet të mësohet gjatë ditëve në vazhdim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)