25 Prill 2024

Van Gaal, 158 milionë për transferime

Manchester, 21 gusht - Trajneri holandez, Louis Van Gaal ka vendosur ta hapë kuletën dhe të investoj në transferime. 158 milionë funte është shifra që Van Gaal do t’i shpenzoj për gjashtë futbollistë.

Me lojtarët aktual nuk po shkon. Humbja në ndeshjen e parë ndaj Sëenseas ishte një sinjal i qartë për trajnerin e Manchester United, Louis Van Gaal, se në Premierligë pa një skuadër shumë të fortë shumë lehtë mund të dështosh.

Frika nga dështimi i mundshëm ka bërë që trajneri holandez të hidhet në gjah për forcimin e skuadrës së tij, në mënyrë që të ketë rezultate pozitive të dëshiruara ose në të kundërt do ta përcjell fati i David Moyes.

Kur kanë mbetur më pak se dy javë, Van Gaal mendon ti ndryshoj fytyrë skuadrës së tij. Ndryshimi i fytyrës së ‘djajve të kuq’ shpreson të vije me 158 milionë funte, të cilat holandezi mendon ti përdor për afrimin e gjashtë futbollistëve cilësor dhe me emër në arenën ndërkombëtare. 

Futbollistët që Van Gaal i ka parë si të nevojshëm për forcimin e ekipit të tij janë: Angel Di Maria, Arturo Vidal, Kevin Strootman, Daley Blind, Bastian Schweinsteinger dhe Marco Rojo, për të cilin flitet që është mbyllur marrëveshja.

Di Maria e Vidal, objektivat kryesor

Dy objektivat kryesorë të trajnerit holandez vazhdojnë të jenë mesfushori i Realit, Angel Di Maria dhe ai i Juventusit, Arturo Vidal, edhe pse ish trajneri i përfaqësueses holandeze po ndjek me vëmendje edhe alternativa të tjera.

Për të bindur ‘Los Blancos’ që të lërë të lirë mesfushorin argjentinas, ‘djajtë e kuq’ duhet të bëjë gati një ofertë që prej 50 milionë funte apo 70 milionë euros, pasi vetëm për një shifër të tillë madrilenët mund të vendosin të privohen nga Di Maria.

Ndërsa, më e ndërlikuar është çështja Vidal. Edhe pse mesfushori kilian ka shprehur dëshirën për tu bashkuar me skuadrën nga ‘Old Trafford’, Juventusi nuk dëshiron të privohet nga lojtari i tij. Megjithatë, me një ofertë që i kalon 45 milionë eurot, drejtuesit e klubit bardhezi mund të ndezin dritën jeshile që ky operacion në ‘merkato’ të realizohet me sukses.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)