26 Prill 2024

Marcos Rojo përforcon Unitedin

Manchester, 19 gusht - Mbrojtësi i Sporting Lisbonës, Marcos Rojo ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin.

Manchester United ka siguruar shërbimet e mbrojtësit argjentinas, Marcos Rojo. Ky i fundit ka konfirmuar se nuk është më pjesë e Sporting Lisbonës, derisa ka arritur marrëveshje me gjigantin anglez.

“Ndihem si në ëndërr, të jem futbollist i Manchester Unitedit”, tha reprezentuesi argjentinas për “ARG Radio Continental”. “Largimi nga Sporting nuk ishte i lehtë”, theksoi Rojo.

Gjatë javës ishte raportuar se Manchester United do t’i paguaj klubit portugez 20 milion euro dëmshpërblim, edhe Luis Nanin në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)