28 Mars 2024

Bayern ofron 40 milionë euro plus Shaqirin për Vidalin

Munich, 18 gusht - Gjiganti gjerman, Bayern Munich është duke përgatitur një super-ofertë për Arturo Vidal-in e Juventusit.

“Bavarezët” nuk do të mund të llogarisin në Martinezin e lënduar, dhe tashmë klubi nga “Alianz Arena” është duke menduar për të transferuar lojtarin i cili do të mbulonte zbrazëtirën e spanjollit.

Mediat e huaja raportojnë se drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë, ia kanë vënë syrin yllit të Juventusit, Arturo Vidal-it për të cilin thuhet se ka një para-kontratë me Manchester United-in.

Raportohet se në ofertën e Bayern-it mund të përfshihet edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Sipas mediave të huaja, Bayern është i gatshëm t’i investojë 40 milionë euro për Vidal-in, plus Shaqirin, kartoni i të cilit kap shifrën rreth 20 milion euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)