25 Prill 2024

Diego Lopez drejt largimit nga Reali

Madrid, 1 gusht - Diego Lopez do të largohet nga Real Madrid gjatë këtij afati kalimtar të verës në mënyrë që Los Blancos të transferojnë portierin e Kosta Rikës, Keylor Navas nga Levante.

Real Madrid ka vendosur të sakrifikojë Diego Lopezin dhe jo Iker Casillasin, në pritje të Keylor Navasit.

Lopez, sipas të përditshmes sportive spanjolle “Marca”, së shpejti do të shkëpus kontratën e tij me Los Blancos që vlen deri në verën e vitit 2016.

Monaco dhe Chelsea janë klubet që spekulohet se kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Lopez në edicionin e fundit ishte titullar në ndeshjet e La Ligës derisa trajneri Carlo Ancelotti angazhoi Casillasin nga minuta e parë në ballafaqimet e Ligës së Kampionëve.

Në javët e fundit, Real Madrid ka shprehur interesim për transferimin e portierit të Kosta Rikës, Navas por ardhja e tij është e kushtëzuar nga një largim dhe ai duket se do të jetë Lopëz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)