26 Prill 2024

Reali duhet ta transferoj Falcaon

Madrid, 1 gusht - Sipas një sondazhi të gazetës sportive madrilene AS, 70 përqind e tifozëve madrilene mendojnë se Real Madrid duhet transferoj Radamel Falcao gjatë kësaj vere.

Real Madridi duhet ta transferoj sulmuesin e Monacos, Radamel Falcao, gjatë kësaj vere. Kështu mendojnë rreth 70 përqind e tifozëve madrilene që kanë marr pjesë në sondazhin e gazetës sportive madrilene AS.

Pyetjes se :”A duhet që Real Madridit ta transferoj Radamel Falcaon?”, i janë përgjigjur pozitivisht 14.520 persona.

Real Madrid ka nevojë për një sulmues pas transferimit të Alvaro Moratas në Juventus. Kurse, emri i sulmuesit kolumbianë lidhet prej kohësh me skuadrën nga Santiago Bernabeu.

Por, ditë më parë Falcaso, i cili po rikuperohet pas lëndimit të gjurit, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter ka paralajmëruar se nuk do të largohet nga Monaco.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)