25 Prill 2024

Lazio arrin marrëveshje për De Vrij

Lazio, 29 korrik - Lazio ka siguruar shërbimet e mbrojtësit Stefan de Vrij nga Feyenoordi.

22-vjeçari bëri paraqitje të mira me Holandën në Kampionatin Botëror duke luajtur në të gjithë ndeshjet e asaj përfaqësuese.

Drejtori për komunikim me media i Biancocelestëve, Stefano De Martino, ka thënë se pas nënshtrimit të testeve mjekësore, holandezi do ta nënshkruajë kontratën me klubin e ri.

“E mirëpresim me kënaqësi mbrojtësin më të mirë në Kampionatin Botëror”.
“Ai është një transferim i nivelit ndërkombëtar”, ka deklaruar De Martino për Lazio Style Radio.

Lazio do të paguajë nëntë milionë euro për futbollistin që ishte shënjestër edhe për Manchester Unitedin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)