29 Mars 2024

Ronaldinho largohet nga Mineiro

Meneiro, 29 korrik - Trajneri i Atletico Mineiros, Levir Culpi, ka konfirmuar se Ronaldinho i ka dhënë fund qëndrimit te klubi brazilian.

34-vjeçari në janar e kishte rinovuar kontratën me ekipin që bën gara në Brasileiro Serie A, mirëpo tash klubi dhe lojtari e kanë ndërprerë kontratën me marrëveshje dypalëshe.

“Nuk mund të llogaris më në Ronaldinhon. Cikli i tij me ne ka përfunduar”.


“Është e pafat, sepse ai është një idhull për të gjithë ne. Të gjithë e duan futbollin e tij, mënyrën se si luan dhe ai është një person shumë karizmatik”, ka deklaruar Culpi për SporTV.

Ronaldinho ka caktuar një konferencë për shtyp gjatë të cilës do ta tregojë destinacionin e tij të ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)