25 Prill 2024

Behrami pranë Interit, Xhemaili pranë Lazios

Torino, 29 korrik - Me shumë mundësi, aventura e Valon Behramit dhe Blerim Xhemailit te Napoli ka mbaruar.

Edhe ditën e djeshme trajneri i kësaj skuadre, Rafa Benitez, u ka dhënë një sinjal të fortë dy futbollistëve me origjinë shqiptare se nuk bëjnë më pjesë në projektin e klubit.

Vendimi – Trajneri spanjoll vendosi që të mos i aktivizonte për asnjë minutë të dy mesfushorët në miqësoren që luajti Napoli përballë ekipit të Fc Kallon.

Si Behrami edhe Xhemaili u takuan edhe nga trajneri i ri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç, të cilët e ndoqën këtë takim nga tribuna.

Për të parin Napoli e di fare mirë se është interesuar Hamburgu, ndërsa të dytin shpreson që ta fusë në operacionin që do të sjellë në këtë ekip Antonio Candrevan.

Në orët e vona të ditës së djeshme Aurelio De Laurentiis i ka ofruar Lazios, Xhemailin, Britosin dhe 15 milionë euro në këmbim të Candrevas.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)