20 Prill 2024

Thaçi: Me Haxhi Krasniqin krenohet i gjithë kombi

Prishtinë, 27 korrik - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka uruar boksierin kosovar Haxhi Krasniqin për titujt e fituar në kategorinë gjysmë të rëndë në WBO dhe WBA Continental.

“E uroj përzemërsisht junikasin tonë Haxhi Krasniqin i cili e mbrojti titullin në kategorinë gjysmë të rëndë në WBO dhe njëherit e fitoi titullin WBA Continental. Pas suksesit të shqiptarëve ne botërorin në Brazil, ky është një triumf i radhës i sportistëve tanë me të cilët krenohet i gjithë kombi”, ka shkruar Thaçi në facebook.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)