28 Mars 2024

Liverpool ofron 18 milion euro për Shaqirin

Munhen, 27 korrik- ​Sipas tabloidit zviceran Blick, Liverpool ka bërë ofertë zyrtare për Xherdan Shaqirin. Gjiganti nga Anfield thuhet se i ka ofruar Bayern Munichut 18 milion euro për yllin kosovar.

Liverpool e ka marrë seriozisht transferimin e Xherdan Shaqirit në Anfield gjatë kësaj vere. Madje, sipas tabloidit zviceran Blick, Reds ka bërë ofertë zyrtare për Xherdan Shaqirin.

Raportohet se gjiganti nga Anfield se i ka ofruar Bayern Munichut 14.2 milion funte (18 milion euro) për kartonin e yllit kosovar.

Ish mesfushori i Baselit është në kërkim të një klubi të ri, pasi është i pakënaqur me hapësirën e ofruar nga Pep Guardiola.

Përveç Liverpoolit, interesim për reprezentuesin zviceran kanë shfaqur edhe tri skuadra nga Serie A: Juventusi, Roma dhe Milani.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)