19 Prill 2024

Liverpooli i ka bërë gati 50 milionë euro për Arturo Vidal

Liverpool, 25 korrik - Liverpooli është mjaft i interesuar për Arturo Vidalin. Reds i kanë bërë gati 50 milionë euro, në tentim që ta bindin Juventusin për t’ia shitur yllin kilian.

Arturo Vidal është njëri prej emrave më të përfolur në afatin kalimtar të verës. Manchester United dhe Real Madrid janë klubet që e pëlqejnë mesfushorin kilian, por jo vetëm.

Tabloidi britanik, Metro, shkruan se Liverpooli është duke e përgatitur një ofertë të jashtëzakonshme për futbollistin e Juventusit.

Gjithnjë sipas këtij tabloidi, Reds janë të gatshëm t’i paguajnë 50 milionë euro, vetëm për ta sjell në Anfield Road yllin kilian, i cili shkëlqeu në sezonet e fundit me Bianconeri në Itali.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)