20 Prill 2024

Arsenal e do patjeter Iker Casillasin

Londër, 24 korrik - Arsenal i ka kthyer përsëri sytë nga portieri i Real Madrid-it, Iker Casillas, për të cilin tashmë e ka përgatitur ofertën.

E përditshmja spanjolle El Confidencial njofton se drejtuesit e Arsenal-it kanë bërë gati një kontratë për kapitenin e madrilienëve, ku në rast se ai transferohet në “Emirates”, atëherë do të përfitonte 9 milionë € në vit.

Arsenal ka mbetur vetëm me portierin Wojciech Szczesny pas largimit të Lukasz Fabianski-t, ndërsa tani kjo skuadër po përgatitet që të bëjë ofertë zyrtare për legjendarin e Real Madrid-it.

Shitja eventuale e Casillas-it mund të ndodhë në rast se Real Madrid arrin që ta transferojë portierin e Levante-s, Keylor Navas.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)