19 Prill 2024

Interi arrin marrëveshjen me Osvaldon

Milano, 24 korrik - Pasi ka siguruar Vidic, Dodo dhe M'Vila Interi tashmë është në kërkim të një sulmuesi, i cili do t’i bashkohej Icardi-t në repartin ofensivë.

Duket se me shumë mundësi ai do të jetë ish-lojtari i Juventusit dhe i Romës, Osvaldo. Pasditen e së mërkurës, agjenti i lojtarit dhe drejtuesit zikaltër kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit, i cili u kthye në Angli pas huazimit tek ekipi i Juventusit, ku në 11 ndeshje arriti të shënonte një gol.

Trajneri i Southampton, Ronald Koeman nuk e ka grumbulluar lojtarin në përgatitjet për sezonin e ri, madje i ka sugjeruar atij të kërkojë për një ekip të ri, i cili me shumë mundësi do të jetë ai i Interit.

Drejtuesit zikaltër, pasi kanë marrë konfirmimin nga lojtari, do të synojnë arritjen e një marrëveshje me anglezët për të rikthyer sërish Osvaldon në Serie A.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)