19 Prill 2024

Barcelona blen Jeremy Mathieun

Barcelonë, 23 korrik - Barcelona blen Jeremy Mathieun Barcelona ka arritur të blejë nga Valencia mbrojtësin Jeremy Mathieu.

Futbollisti francez është blerë për 20 milionë euro nga katalanasit dhe do të nënshkruajë një kontratë për katër sezone me gjigandët spanjollë.

Mathieu, i cili do të mbushë 31 vjeç në tetor, vjen tek Barcelona pas 5 vitesh me Valencian, ku ka luajtur 176 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola.

Gjatë etapës së tij në “Mestalla”, Mathieu fillimisht luajti si mbrojtës i majtë dhe ka përfunduar duke luajtur si mbrojtës qendre.

I gjatë 1,92 metra, francezi dominon lojën në ajër dhe dallohet për teknikën dhe pozicionimin e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)