18 Prill 2024

Edinson Cavani, i pasigurt për të ardhmen

Prishtinë, 23 korrik - Edinson Cavani ka thënë se nuk është i sigurt nëse do ta vazhdojë karrierën në Parc de Princes.

“Futbolli është një sport ku vetëbesimi është gjithçka. Kur të kërkon një klub, të telefonon, duan t’ju bëjnë pjesë e projektit të tyre, ata ju duan. Në momente të këtilla ndjen vetëbesim”.

“Jam i qetë për atë që mund të thonë për punën time. Palermo, Napoli dhe PSG, të gjithë ma kanë dhënë këtë besim”.

“Ndërrimi i klubit nuk varet vetëm nga dëshirat e lojtarit, duhet të jenë lëvizje të ndryshme ndërmjet klubeve. Unë kam një kontratë katërvjeçare me Parisin”.

“Liga Premier ose Bundesliga? Më pëlqejnë shumë, por nuk jam mësuar që t’i ndërroj shpesh kampionatet. Gjermania, Spanja, Italia dhe Anglia i kanë ligat më të mira. Por, Franca po përparon”, ka deklaruar Cavani.

Manchester Unitedi dhe Chelsea kërkojnë shërbimet e sulmuesit uruguaian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)