20 Prill 2024

Shkodran Mustafi me oferta nga Bundesliga

Berlin, 23 korrik - Suksesi me Gejrmaninë në Brazil 2014 i ka rritur kuotat e Shkodran Mustafit në merkaton e futbollistëve.

22-vjeçari, i cili është shqiptari i vetëm që është shpallur kampion bote, ka deklaruar për prestigjiozen gjermane “Bild” se ka marrë oferta të shumta nga Bundesliga, por ka kontratë me Sampdorian deri në vitin 2016, ndaj është i detyruar të qëndrojë në Serinë A.

Momentalisht Mustafi po pushon me familjen në qytetin e tij të lindjes, ku u prit si hero në përfundim të Botërorit. Gjithsesi dëshira e tij është të luajë me një skuadër të madhe kështu që nëse i vjen një ofertë serioze mund të largohet nga Sampdoria që këtë verë.

Shkodran Mustafi 2 vite më parë është kërkuar me ngulm nga trajneri i Shqipërisë Gianni de Biasi për të kontribuar në kombëtaren kuqezi, por pasi e vlerësoi me kujdes situatën vendosi t’i thoshte jo ofertës së Federatës Shqiptare të Futbollit.

Pavarësisht këtij vendimi në interes të karrierës së tij, shqiptarët janë ndierë krenarë për faktin se një bashkëkombas i tyre arriti të ngrinte lart trofenë më të lakmuar në arenën ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)