24 Prill 2024

Milani synon Douglas Costa

Milano, 23 korrik - Sulmuesi brazilian i Shakhtar Donetsk, Douglas Costa është një prej 6 futbollistëve të cilët nuk u kthyen në Ukrainë pas miqësores së zhvilluar ndaj Lionit në Francë për shkak të situatës së rëndë në lindje të vendit.

Gjatë mbrëmjes së të martës Galliani është takuar me agjentin e lojtarit dhe kanë diskutuar mbi një transferim të mundshëm të tij në Milano. Më parë Costa ishte kërkuar edhe nga ekipi i Romës.

“Isha i lumtur në ekipin ku luaja. Kisha marrëdhënie mjaft të mira me tifozët dhe me drejtuesit e shoqërisë, por pas tensionimit të situatës gjërat ndryshuan. Ne duam të vazhdojmë të luajmë për Shakhtar, por nuk mund të rrezikojmë jetën”, ka thënë sulmuesi brazilian. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)