25 Prill 2024

Xavi nuk largohet nga Barcelona

Barcelonë, 22 korrik - Xavi Hernandez do të vazhdojë të luajë tek Barcelona të paktën deri në 30 qershor të vitit 2015.

Mesfushori i cili ishte pranë nënshkrimit me Al Arabi të Katarit dhe që në ditët e fundit ka kontaktuar me New York City të MLS-së, do të nisë stërvitjen me skuadrën katalanase në 24 korrik për të qenë gati për një tjetër sezon në elitë.

Sipas gazetës ‘AS’, lojtari veteran i Barçës ka folur me trajnerin Luis Enrique dhe e ka pranuar tashmë rolin e tij të ri në ekip.

Nuk do të jetë më një titullar i padiskutueshëm, por do të ketë mundësinë të luajë ende në një kampionat të fortë.

Xavi Hernandez është pjesë e skuadrës së parë të Barcelonës që nga sezoni 1998-1999 dhe ka kontratë me klubin deri në vitin 2016.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)