28 Mars 2024

Kosova fole e talentëve të futbollit

Prishtinë, 22 korrik - Se vendi ynë i vogël vazhdon t’i jap botës së futbollit talent, kjo është dëshmuar tashmë për të satën herë. Tjetër është ajo qe vendi ynë është izoluar dhe padrejtësisht nuk po pranohet në Federatën më të madhe të futbollit botëror FIFA-n.

Kjo padrejtësi që po i bëhet futbollit kosovar po manifestohet me humbje të madhe për përfaqësuesen të cilës i lejohet të luajë vetëm ndeshje miqësore.

Në pamundësi që këta talent ta zgjedhin vendin prej nga vijnë po detyrohen të zgjedhin opsione të tjera, ndonëse e them me plot bindje nuk ua don zemra aspak, sepse zemra e tyre rrah vetëm për Kosovën.

Pasi në këtë mundial te Brazilit si asnjëherë më parë u dëshmuan cilësitë e djelmoshave shqiptar (shumica prej tyre Kosovar), të cilët demostruan futboll të mrekullueshëm duke ia bërë me dije edhe njëhere gjithë botës se shqiptarët kanë talent të madh në futboll.

Madje njëri prej tyre e fioi edhe Kupën e Botës me Gjermaninë, ishte ai shqiptari nga Gostivari Shkodran Mustafi.

Një yll i ri që pritet të shkëlqejë e për këtë do ta dëshmoj koha këto ditë udhëtoj në Belgjikë për t’u provuar në skuadrën e madhe atje Standard Liege. Ai është Rilind Gërbeshi.

Rilindi është 14 vjecar dhe ka një histori të dhimbshme, pasi që fati deshi që ai të rritet si fëmijë jetim, pasi që lufta e fundit ia morri jetën e babit të tij, duke bërë që ai të mos e shoh asnjëherë babain e tij.

Mirëpo axha e tij Ramush Gërbeshie rriti me aq përkushtim të madh duke ia plotësuar cdo dëshirë që kishte, e dëshira më e madhe e tij ishte futbolli. Për asnjë moment axha I tij Ramushi nuk e la vetëm drejt ëndrrës së tij, dhe sot Rilindi ka mundësinë e madhe që i është ofruar, të ngjitet në majat me ta larta të futbollit.

E Rilindi ka cfarë të tregojë kur të bëhët yll në të ardhmen. Do t’ju tregoj bashkëlojtarëve të tij, do t’i tregoi edhe gjithë botës së futbollit për sakrificën e tij për të arritur ëndrrën.

Rilindi do të tregoj për padrejtësinë që po i bëhet vendit të tij Kosovës, duke mos e lejuar të marrë pjesë në garat ndërkombëtare. Rilindi do t’I bashkangjitet karvanit të ambasadorëve tanë që po shndrisin në botën e futbollit. Ai do të jëtë ambasadori i radhës pas Xherdanit, Granitit, Valonit e Adnanit.

Si për koicidence Rilindi është tifoz i flaktë gjigantit anglez Manchester United ku luan edhe kosovari Adnan Januzaj, e pikërisht trajneri që e kishte ushtruar Adnanin dhe kishte zbuluar talentin e tij do ta ushtroj tash edhe Rilindin.

Shpresojmë që edhe Rilindi të shkoj rrugës së Adnanit, dhe të jetë krenaria jonë e radhës. Kosova ka dëshmuar se ka talent të futbollit! Kosova e meriton të pranohet në FIFA! Rilindi së bashku me talentët të tjerë do ta dëshmojnë këtë! Leutrim AJETI

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)