20 Prill 2024

Aspas huazohet te Sevilla

Londër, 21 korrik - Liverpooli ka konfirmuar se Iago Aspas është huazuar te Sevilla në formë huazimi njëvjeçar. Klubi andaluzian e ka edhe opsionin e blerjes së 26-vjeçarit në fund të sezonit.

Sulmuesi spanjoll iu bashkua Redsave në verën e kaluar nga Celta Vigo, mirëpo nuk arriti të zinte vend në formacionin bazë.

Pozita e tij te Liverpooli është dobësuar akoma më shumë pas transferimit të Adam Lallana, Rickie Lambert e Lazar Markovic.

Në huazim pritet të shkojë edhe Lucas Leiva, të cilin e kërkon Napoli. Ndërkohë, Fabio Borini do të shitet te Sunderlandi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)