26 Prill 2024

Januzaj zgjedh Belgjikën

Bruksel, 24 prill - Ylli i Manchester United, Adnan Januzaj ka konfirmuar se ka pranuar ftesën që të luajë me kombëtaren e Belgjikës.

Pas trajnerit të Belgjikës, Marc Wilmots edhe Januzaj ka konfirmuar për faqen zyrtare të klubit se kombëtarja e tij do të jetë ajo belge.

19-vjeçi që kaloi një sezon fantastik te United, prejse debutoi në gusht gjatë ndeshjes me Wiganin në Wembley, pak muaj pasi ishte shpallur Lojtari më i mirë i vitit te ekipi rezervë.

Januzaj sivjet ka realizuar 32 paraqitje për klubin në të gjitha garat, duke shënuar katër gola, përfshirë edhe dy kundër Sunderlandit në tetor, të cilat treguan talentin e tij.

Shumë herë ishte spekuluar se për cilën kombëtare do të luajë Januzaj. Sidoqoftë, shqiptari i lindur në Belgjikë gjithmonë kishte insistuar se synimi i tij ishte të kalonte në ekipin e parë të United.

Më herët gjatë ditës, kryetrajneri i kombëtares belge, Marc Wilmots ka konfirmuar lajmin se Adnani do të luajë për belgët, derisa Januzaj i konfirmoi këto komente gjatë mbrëmjes përmes faqes zyrtare të klubit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)