23 Prill 2024

Unitedi duhet të mendojë për Benitezin

Manchester, 24 prill - Manchester Unitedi duhet të mendojë për BenitezinIsh-mesfushori i Liverpoolit, Dietmar Hamann, mendon se Manchester Unitedi duhet ta angazhojë Rafael Benitezin në postin e trajnerit.

Djajtë e Kuq e shkarkuan David Moyesin pas sezonit zhgënjyes dhe janë në kërkim të një trajneri, i cili do ta drejtojë skuadrën nga sezoni i ardhshëm.

“Mendoj se është një emër që duhet të merret parasysh”.

“Atyre u duhet dikush me përvojë, i cili mund të punojë me lojtarë të mëdhenj, i cili e di se çfarë nevojitet për të qenë në Ligën e Kampionëve dhe të luajë rol të rëndësishëm në vitet e ardhshme”.

“Rafa Benitez është në Itali te Napoli, por familja e tij akoma jeton në North West dhe gjithmonë e ka bërë të qartë se do të dëshironte të kthehej në Ligën Premier dikur në të ardhmen”, ka theksuar Hamann për talkSPORT.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)