29 Mars 2024

Juventusi e jep Pogban, merr Shaqirin dhe Manxhukiqin

Torino, 23 prill - Edhe pse këtë vit pritet të shpallet për të tretën herë radhazi kampione e Italisë, sërish te Juventusi mendojnë që ta përmirësojnë ekipin.

Një gjë të tillë e bëjnë pasi janë të detyruar dhe se duan që t’i japin Antonio Contes mundësinë që të përballet si i barabartë me rivalët në Ligën e Kampioneve. Thuhet se vitin që vjen tekniku do të ndryshojë edhe skemë. 44-vjeçari mendohet se do të kalojë në 4-4-2.

“Me Juven s’kemi biseduar as për kontratën e re dhe as për transferimin”. Paul Pogba nuk mund të gjente një medium më të mirë se “Bein Sports” (televizioni francez ka për pronarë sheikun që zotëron edhe PSG-në, klubin që është gati të japë 70 mln euro për 21-vjeçarin) për të treguar se ardhmja e tij në Torino nuk është e sigurt.

Kaq ka mjaftuar që ekspertët e merkatos në gjithë botën të japin versionet e tyre. Nga Zvicra, portali “Infoticker.ch” informon se, përveç PSG-së, edhe Bayern i Munichut është gati të bëjë çmenduri për talentin transalpin.

Thuhet se klubi bavarez për të siguruar shërbimet e Pogbasë është gati që të dërgojë në Torino Xherdan Shaqirin dhe Mario Manxhukiqin. Që të dy këta lojtarë do të ishin perfekt për skemat e reja të Contes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)