28 Mars 2024

Ferguson të ketë dorë në zgjedhjen e trajnerit të ri

Manchester, 23 prill - Sir Alex Ferguson do të ketë ndikim edhe në zgjedhjen e pasardhësit të David Moyes në postin e menaxherit të Manchester United.

Daily Star shkruan se Ferguson është rikthyer nga Amerika vikendin e kaluar për të udhëhequr në vendimin e Manchester United për të shkarkuar Moyesin.

Pasi kanë marrë vendimin për të shkarkuar Moyes, të cilën gjë drejtori ekzekutiv Ed Woodward ia ka përcjellë personalisht ish-menaxherit në kompleksin stërvitor të klubit Carrington, bisedat janë zhvendosur në temën se kush duhet ta zëvendësojë atë.

Mësohet se United dëshiron të caktojë dikë me përvojë më të madhe dhe më të dëshmuar evropiane dhe e ka vendosur Louis Van Gaal, Carlo Ancelottin dhe Diego Simeone në krye të listës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)