27 Prill 2024

Juventusi arrin marrëveshje me Nanin

Torino, 22 prill - Gjiganti italian, Juventus që tashmë praktikisht është kampion i Italisë, qysh tani ka nisur të mendoj për përforcimet për sezonin e ardhshëm me theks të veçantë për Ligën e Kampionëve.

Mediat italiane raportojnë se krerët e “Zonjës së Vjetër” synojnë që në tregun e verës ta blejnë portugezin e Manchester Unitedit, Louis Nanin, i cili ka humbur vendin e titullarit tek “Djajtë e Kuq”.

Thuhet se Juve tashmë ka arritur marrëveshjen me lojtarin dhe tani klubi italian i mbetet të arrijë marrëveshje edhe me Manchester Unitedin për transferimin e anësorit portugez.

Nani me klubi nga “Old Traffordi” ka kontratë deri në vitin 2018, por duket se reprezentuesi portugez në fund të këtij sezoni do të largohet nga kampionët e Anglisë në drejtim të Torinos.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)