28 Mars 2024

Devolli Group sponzoron kampionët

Prishtinë, 21 prill - Xhudistët kosovarë në kampionatin Evropian që fillon të enjtën dhe ate botërorë që do të mbahet në gusht, do të sponzorohen nga kompania kosovare Devolli Group, në kuadër të aktiviteteve mbështetëse të kësaj kompanie, për vitin 2014.

Sponzorimi është bërë në shenjë përkrahjes së sportistëve më kulminantë të Kosovës në garat e tyre ndërkombtare. Devolli Group është sponzori i ekipit për këto dy gara. 

Shpenzimet e garës do të mbulohen nga Ministria e Sportit e Republikës së Kosovës, përderisa sponzorimi do të përkrahë sportistët në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Në kamopionatin evropian, që fillon të enjtën do të marrin pjesë tre garues nga Kosova, Majlinda Kelmendi që është edhe favorite, Distria Krasniqi, që është ylli i ri Kosovarë në kategorinë e femrave, si dhe garuesi më i mirë kosovarë në kategorinë e meshkujve Akil Gjakova që është kampion evropian në grupmoshën e kadetëve.

Sipas parashikimeve të Unionit Europian të Xhudos, Majlinda Kelmendi është favorite për të fituar ndërsa, Distria Krasniqi konsiderohet si kandidate për ndonjë mdealje. Për Akil Gjakovën do të jetë paraqitja e parë në një kampionat për seniorë.

Trajneri i ekipit kosovarë, Driton Kuka ka falënderuar kompanianë dhe ka thënë se \"veprimet e tilla do të motivojnë më shumë të rinjë kosovarë që të punojnë në arritjen e rezultateve kulminante, si në këtë sport si në sporte të tjera”.

“Nga ana jonë si gjithmonë ne do të japin secilën përpjekje që të arrijmë rezultatet më të mira të mundshme\", ka shtuar ai.

Sponzorimi Devolli Group bëhet në kuadër të përpjekjes së kompanisë në realizimin e përgjegjësive të tyre ndaj shoqërisë Kosovarë, ku përfshihet operimi me qëllim të rritjes së numrit të të punësuarve duke adresuar problemin më akut të Kosovës, sponzorimit të të rinjëve dhe vlerave të mirëfillta si dhe filantropisë së drejtëpërdrejtë.

Gjatë këtij viti Devolli Group ka sponzoruar fetivalin DAM, Chopin Piano Fest, sa i përket muzikës ndësa në kuadër të sportit është aktiv në basketboll dhe tash sponzoron edhe xhudon.

Grupi punëson mbi 600 kosovarë, me të ardhura mbi mesatare kosovare dhe bashkëpunon me mbi 1500 ferma të qumshtit, që përbëjnë të ardhura për 3000 familje kosovare. Kompania ka edhe mbi 50 kontraktorë të tjerë të cilët biznesin e vet e mbështesin në shërbime për kopmaninë. Devolli Group ka aksione në Z-Mobile, Qumshtoren Vita dhe prodhimin e langjeve Tango dhe Dolce Vita.

Xhudo ëstë sporti më i sukseshëm Kosovarë që gjatë viteve të fundit i ka dhënë Kosovës disa medlje prestixhioze. Në katërgorinë e femrave xhudo i ka sjellur kosovës medaljen e vetme të kampionit botërorë, ndërsa në kategorinë e meshkujve një kampion evropian në grupmoshën e juniorëve. Ekipi i xhudos është në përpjekje të siguojë kualifikim në Olimpiadën e vitot 2016 për tre garues kosovarë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)