26 Prill 2024

Real Madrid jep 110 milionë për Suarez

Madrid, 20 prill - Nëse Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale janë dy lojtarët më të shtrenjtë që ka blerë ndonjëherë Reali i Madridit por edhe më të shtrenjtët në gjithë historinë e futbollit, ata mund ta humbasin këtë pozicion, pasi shumë shpejtë njeriu rekord i transferimeve në futboll mund të jetë Luis Suarez.

Sipas portalit britanik Caughtoffside drejtuesit e klubit Los Blancos janë të gatshëm t’i ofrojnë Liverpool-it shumën marramëndëse prej 110 milionë Euro për të transferuar në kryeqytetin spanjoll sulmuesin uruguajan, që këtë sezon ka mahnitur me formën e shfaqur në Premier League.

Carlo Ancelotti e ka dhënë ok-in e tij që ky operacion të kryhet dhe Florentino Perez do të bëjë çmos për të afruar Suarez te Reali i Madridit, madje presidenti i klubit madrilen pritet t’i ofrojë 27-vjeçarit një pagë shumë më të lartë se ajo që ai përfiton aktualisht te Liverpooli vetëm që ky i fundit të pranojë kalimin te Los Blancos.

Me Luis Suarez, Cristiano Ronaldon e Gareth Bale në skuadër, Reali i Madridit do të krijonte një treshe me të vërtetë të frikshme në sulm.

Megjithatë për të bërë të mundur këtë transferim duke pasur parasysh edhe rregullat e reja të vendosura nga Uefa në lidhje me Fair Play financiar, merenguesit më parë duhet të dëgjojnë ofertat e klubeve të tjera për lojtarë të tillë si Di Maria, Coentrao, Casillias, Varane, Morata madje edhe Benzema, pasi me shitjen e disa prej tyre mund ta realizojnë me sukses këtë operacion merkatoje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)